8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“Arti i të jetuarit në Prishtinë, gështenja e relaks” ambasadori i ri francez shëtit në kryeqytet

- Advertisement -

Ambasadori i sapoardhur i Francës në Kosovë Olivier Guerot, të shtunën, ka shëtitur nëpër Prishtinë.

Në një mot të mirë që ka mbretëruar sot, ai ka parë kafenetë e mbushura me të rinj dhe shitësit e gështenjave.

“Arti i të jetuarit në rrugët e Prishtinës. Relaks dhe gështenja. Kosova e mrekullueshme” ka shkruar ai në Twitter.

Guerot ka dorëzuar letrat kredenciale te Presidentja Osmani në fillim të tetorit.

Franca është një nga shtetet që përbëjnë të ashtuquajturin QUINT ku bëjnë pjesë edhe SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania e Italia.

Së voni bashka me Gjermaninë, Franca është vënë në kërkim të një zgjidhjeje Kosovë- Serbi.

Ndërsa ky vend është instrumental edhë për një temë tjetër, atë të vizave.

Sipas njoftimeve rreth takimit të 13 tetorit në Bruksel, ku u fol për heqjen e vizave për Kosovën, Franca kërkoi që liberalizimi të ndodhë bashkë me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS që pritet të ndodhë në nëntor të vitit 2023.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit