0.2 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Arteta për Havertz: Nëse i kërkon të shkojë në luftë, ai do të shkojë i pari

- Advertisement -

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta si duket e vlerëson lartë yllin e skuadrës, Kai Havertz.

Arteta tha se nëse i kërkon Havertz që të shkojë në luftë, ai do të jetë i pari që do të shkojë.

“Havertz? Nëse i thoni për të shkuar në luftë, ai do të jetë i pari që do të shkojë. Por ai nuk dëshiron të marrë lëvdatat për vete, por unë mendoj se ai i meriton ato lëvdata. Ai është tejet pozitivë, e ndjen dashurinë. Gjërat po funksionojnë tani, ka besim, ju mund ta shihni atë”, tha Arteta.

24 -vjeçari ka luftuar për të gjetur formën e tij më të mirë që nga mbërritja në “Emirates Stadium” në një transferim prej 65 milionë funte nga rivalët londinez Chelsea këtë verë.

Havertz dhe shokët e tij të skuadrës në Arsenal tani po përgatiten të presin Wolves këtë fundjavë, pasi ata kërkojnë të ndërtojnë mbi dy fitoret mbresëlënëse kundër Brentford dhe Lens në javën e fundit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit