Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur për ndeshjen ndaj Manchester Cityt, në kuadër të Premier Leagues.
Arteta beson se lojtarët e tij do të duhet të jenë “në më të mirën e tyre për 100 minuta” për të mposhtur Cityn.
Dy skuadrat më të mirat e sezonit të kaluar përballen në Emirates me një pikë që i ndan në renditje.
Bukayo Saka është “në garë” për të luajtur pas një lëndimi që pësoi në humbjen ndaj Lensit në kuadër të Ligës së Kampionëve, thotë Arteta.
Arsenali dhe Manchester City takohet të dielën në orën 17:30.