Kandidati i Koalicionit Fitues, Artan Nimani, ka shkruar pēr tubimin e koalicionit AAK- NISMA -Forumi Infelektual, duke e quajtur një tubim tē jashtēzakonshëm, pas përkahjes së madhe të qytetarēve, raporton Scanner.
“Në këtë tubim madhështor, prezantuam ekipin e kandidatëve nga Gjakova për Kuvendin e Kosovës, të cilët garojnë nën flamurin e Koalicionit për Kosovën Fituese. Secili prej tyre sjell përkushtim, vizion dhe një plan konkret për të adresuar sfidat e mëdha me të cilat përballet vendi ynë”, shkruan Nimani.
Postimi i plotë:
Mikpritje e jashtëzakonshme në Dardani të Gjakovës
Dardania e Gjakovës tregoi edhe një herë shpirtin e saj të veçantë me mikpritjen e jashtëzakonshme gjatë takimit tonë. Ky moment nuk ishte vetëm një ngjarje, por një dëshmi e qartë e energjisë dhe gatishmërisë së qytetarëve për t’u bërë pjesë e ndryshimit të madh që po afrohet.
Në këtë tubim madhështor, prezantuam ekipin e kandidatëve nga Gjakova për Kuvendin e Kosovës, të cilët garojnë nën flamurin e Koalicionit për Kosovën Fituese. Secili prej tyre sjell përkushtim, vizion dhe një plan konkret për të adresuar sfidat e mëdha me të cilat përballet vendi ynë.
Ky është momenti që zëri juaj të dëgjohet! Më 9 shkurt, me votën tuaj për Koalicionin Fitues 137 dhe për numrin tim 25, ju bëheni pjesë e një lëvizjeje që synon zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, investime që hapin vende të reja pune dhe mbështesin bizneset lokale.
Përmirësimi i mirëqenies sociale, me shërbime më cilësore në shëndetësi, infrastrukturë dhe përkrahje për kategori të ndjeshme, është prioriteti ynë.
Gjithashtu, arsimi modern dhe i qasshëm për të gjithë do të jetë në qendër të vëmendjes, duke krijuar mundësi të barabarta për të rinjtë dhe ndërtuar themelet e një të ardhmeje të ndritur.
Puna jonë për integrimin në strukturat euroatlantike do ta shndërrojë Kosovën në një shembull stabiliteti dhe progresi në rajon.
Zgjedhjet e 9 shkurtit janë një pikë kthese për Kosovën. Vota juaj nuk është vetëm një akt demokratik, por një vendim i rëndësishëm për të ardhmen tonë. Ju ftoj që të na bashkoheni në këtë mision dhe të zgjidhni zhvillimin, mirëqenien dhe sigurinë.