5.4 C
New York
Sunday, January 12, 2025

Buy now

Artan Nimani pas tubimit  të koalicionit AAK-Nisma-E30 në Prishtinë: 137 është numri i fitores sonë

- Advertisement -

Kryetari i Forumit Intelektual Europa 2030, Artan Nimani, njëherit kandidat për deputet i koalicionit AAK-Nisma-E30 me numrin 25, Artan Nimani, ka reaguar pas tubimit madhështor të këtij koalicioni në Prishtinë.

Ai ka thënë se ky koalicion nuk merret me sondazhe, por me punë dhe angazhime për të mirën e qytetarëve.

“Një tubim madhështor për Kosovën fituese! Ne nuk merremi me sondazhe, por me punë dhe angazhime konkrete për të mirën e qytetarëve tanë. 137 është numri i fitores sonë – numri që garanton ndryshim, zhvillim dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë. Ky tubim është dëshmi e bashkimit tonë, e përkushtimit tonë dhe e vullnetit të pathyeshëm për të ndërtuar një Kosovë që çdo qytetar e meriton. Të tjerët mund të përpiqen të manipulojnë opinionin me sondazhe, por populli është ai që vendos – dhe populli ynë nuk mashtrohet më. Fitorja jonë është afër! #KosovaFituese #137Fitorja”, ka shkruar Nimani në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit