Profesori Artan Nimani është kandiduar për deputet nga radhët e AAK-Nisma.
Lajmin e bëri vet të ditur profesori i cili tha se përballë situatës aktuale, ku sipas tij qeveria ka dështuar të ruajë pozicionin ndërkombëtar të vendit dhe ka sjellë stagnim ekonomik historik, me koalicionin e tyre është i përkushtuar të ofrojë një zgjidhje.
Sot, në Konventën e Forumit Intelektual Europa 2030, nën udhëheqjen time si Kryetar i Forumit Intelektual E30, patëm kënaqësinë të shpallim nominimet për kandidatët që do të jenë pjesë e listës së përbashkët zgjedhore, në bashkëpunim me partnerët e koalicionit, z. Ramush Haradinaj dhe z. Fatmir Limaj.
Me përgjegjësi dhe përkushtim, prezantuam:
Znj. Ganimete Havolli; Z. Avni Alidemaj; Z. Sahit Surdulli; Z. Nexhmedin Sejdium, dhe unë, Artan Nimani, në cilësinë e Kryetarit të Forumit Intelektual Europa 2030.
Këta kandidatë janë përfaqësues të denjë të vizionit tonë për një transformim të thellë dhe të qëndrueshëm në Kosovë. Përballë situatës aktuale, ku qeveria ka dështuar të ruajë pozicionin ndërkombëtar të vendit dhe ka sjellë stagnim ekonomik historik, koalicioni ynë është i përkushtuar të ofrojë një zgjidhje konkrete dhe vizion të qartë për të ardhmen.
Plani ynë përfshin: Anëtarësim në NATO për forcimin e sigurisë dhe integrimit ndërkombëtar; Rritje të pagave dhe pensioneve për përmirësimin e jetesës së qytetarëve; Mbështetje për prodhimin vendor për të fuqizuar ekonominë lokale, dhe Nxitjen e eksporteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Si Forumi Intelektual E30, ne besojmë se bashkimi i përvojave dhe intelektit të të gjithë partnerëve tanë përbën themelin për realizimin e vizionit tonë për një Kosovë Fituese. Ky është një angazhim për një të ardhme më të mirë, ku çdo qytetar i Kosovës do të përfitojë nga një mirëqenie e qëndrueshme dhe një vend i fortë ndërkombëtarisht.
Prof. Dr. Artan Nimani
Kryetar i Forumi Intelektual E30