Organizatat e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, të cilat kanë reaguar me anë të një deklarate në lidhje me siç e quajtën ata, padrejtësinë në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në reagimin e këtyre organizatave thuhet se Dhomat e Specializuara kanë ndërmarrë veprime që minojnë drejtësinë dhe paqen, ku thanë se katër vjet më parë, pa aktakuzë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ndalua derisa ishte rrugës për në Shtëpinë e Bardhë “për të nënshkruar një marrëveshje paqeje me Serbinë”.
E për këtë ka folur edhe Artan Nimani, kandidat për deputet i cili mbanë numrin 25 në listën zgjedhore, nga radhët e Forumit E-30 që bën pjesë në koalicionin me AAK-së.
Nimani si një ish-ushtar i UÇK-së tha në Edicionin Special se gjykimi në Hagë është proces politik dhe i montuar.
Institucionet tona, presidenti, kryeministri dhe parlamenti nuk e kanë bërë atë që janë zotuar. Dhe nuk e kanë aktivizuar potencialin diplomatik, politik dhe ekonomik në mbrojtje të këtyre kategorive”, tha Nimani në Klan Kosova.
Ai theksoi se institucionet e Kosovës do të duhej ta monitoronin punën e Speciales, pa interferuar në proceset gjyqësore, por për të monitoruar shkeljet e të drejtave të njeriut që po ndodhin atje.
“Kjo është më e pakta që do të mund ta bënin”, theksoi ai.