Home Zgjedhjet 2025 Artan Nimani: Fryma e fitores dhe angazhimi për Llapushën dhe Kosovën

Artan Nimani: Fryma e fitores dhe angazhimi për Llapushën dhe Kosovën

0
Artan Nimani: Fryma e fitores dhe angazhimi për Llapushën dhe Kosovën

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Artan Nimani, mori pjesë në një tubim në Malishevë.

Nimani shprehu besimin në fitoren e koalicionit “Kosova fituese 137” dhe premtoi përkushtim të plotë për avancimin e interesave të qytetarëve të Llapushës dhe të gjithë Kosovës.

“Malisheva u bë sot epiqendra e një takimi mbresëlënës mes intelektualëve të rajonit të Llapushës, ku fryma e optimizmit dhe pritjeve të mëdha dominoi diskutimet. Në këtë tubim madhështor, ku u theksua uniteti dhe vizioni për një të ardhme më të ndritur, u vunë në pah roli dhe përgjegjësia e intelektualëve për të çuar përpara interesat e qytetarëve të kësaj ane.

Koalicioni për Kosovën fituese 137 u paraqit me besimin e plotë në fitoren e saj, ndërsa unë, me numrin 25, zotohem të jem përfaqësues i denjë i frymës intelektuale të këtij rajoni në Kuvendin e Kosovës. Bashkë, me vizion dhe përkushtim, do të ndërtojmë një të ardhme që përfaqëson aspiratat e qytetarëve të Llapushës dhe të gjithë Kosovës. Malisheva po dëshmon edhe njëherë se është vatër e mençurisë dhe e vendosmërisë për progres dhe zhvillim”, shkroi Nimani.

Exit mobile version