Gazetari Artan Hoxha tha se historia për akuzat e bëra ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha sapo ka filluar.
Sipas tij gjithçka nisi nga një kallëzim i bërë nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në SPAK dhe lidhur me këtë hetim ai thotë se duhej të ishte thirrur dhe Rama e ministrat e përfshirë në ndryshimin e ligjit.
“Është një nga çështjet tipike që sa më shumë hedhin më shumë të çorjentojnë. Mënyra si ëshët ngritur akuza ëshët e tillë që ka volum të madh materialesh. SPAK dhe Berisha janë të barasvlefshëm si palë, të dy palët kanë pretendimet e veta. I vetmi arbitër është gjykata. Një trup tjetër do të vendosë në një gjykatë për shkeljen e ligjit. Që të rrëzosh atë shkelje që është bërë e bën të mundur vetëm gjykata. E vetmja gjë është të ballafaqohemi. E dyta kemi të bëjmë me një histori që nis nga një kallzim i bërë nga Taulant Balla në Nëntor 2020. Në atë kallzim të bërë është kallzuar Berisha si kyreministër, Arben Imami, Ministra të jerë më atë kohë dhe Jamarbër Malltezi. Akuzat kanë qenë shpërdorim i detyrës. Të gjithë strukturat nuk janë thirrur, duhet të marrin Edi Ramën. Ky është thelbi ku janë nisur. Kjo hisori nga 2020 ka qenë në SPAK si histori.”, tha Hoxha.
Por kush e vuri në lëvizje hetimin e SPAK?
“Kush e vuri në lëvizje hetimin e SPAK? E vuri një kompjuter I sekuestruar në një zyrë noterie. Kanë shkuar tek zyra e noterisë dhe aty është gjetur një dokument ku përfshihet Jamarbër Malltezi. SPAK ka dashur të kryej hetim pasuror sesa per korrupsion aktiv apo pasiv.”, tha Hoxha.
Sipas tij historia sapo ka filluar.
“Kërkesa që ka dorëzuar Prokuroria është e ditës së djelë. Vendimi I gjykatës është marrë në ditë të premte. Ekzekutimi filloi të shtunën. Sipas SPAK Berisha ka siguruar infrastrukturën që Malltezi të ndryshojë pronësinë e truallit dhe të përfitojë. Kjo është një histori që sapo ka filluar.”, tha ai./ CNA/