Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend, duke thënë se kjo parti nuk synon zgjidhje përmes dialogut, por vetëm “imponim dhe diktat”.
Behrami ka shpjeguar edhe arsyet pse PDK nuk e votoi kandidaturën e Dimal Bashës, të propozuar nga Vetëvendosje për një nga pozitat në Kuvend.
Sipas tij, opozita nuk mund të pranojë praktika që, siç tha ai, shkelin parimet e bashkëpunimit politik dhe parlamentar