Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Artan Behrami, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për nesër në ora 13:00 para Kuvendit të Kosovës.
Përmes një postimi, ai ka theksuar se shpesh është kritikuar nga miqtë për angazhim vetëm në rrjetet sociale, duke shtuar se tani do të jetë pjesë e protestës në terren.
Behrami ka shprehur shpresën që qytetarët t’i bashkohen protestës dhe të jenë të pranishëm para Kuvendit.






