Deputet i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar lidhur me Gjykatën Speciale.
Ai ka thënë se nëse krerët e UÇK-së dënohen, pasojat do të jenë të mëdha.
Postimi i plotë:
Gjykata Speciale, e dirigjuar nga interesa politike, e mbështetur nga disa ambasada dhe e toleruar në heshtje nga shteti i Kosovës, ka punuar sistematikisht për të ndërtuar parakushte për dënimin e krerëve të UÇK-së.
Kjo nuk është drejtësi. Kjo është agjendë.
Dhe ku ka investuar më së shumti Gjykata Speciale?
Tek të rinjtë, një shtresë e shoqërisë, e cila ka potencial të destabilizimit në rast të dënimit të krerëve të UÇK-së.
Por, le ta dinë mirë, si Gjykata Speciale, ashtu edhe shtetet që e financojnë dhe e mbështesin këtë farsë gjyqësore.
Nëse krerët e UÇK-së dënohen me instruksione politike, ashtu siç ka rrjedhur i gjithë procesi deri më tash, atëherë pasojat do të jenë të mëdha.
Kosova nuk do të jetë më kurrë e njëjta!






