Ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami, ka reaguar pasi shefi i CIA-s nuk e takoi askënd nga qeveria.
Ai tha se ky është poshtërim, duke shtuar se edhe sikur Kurti të ishte në Kosovë, nuk do ta takonte.
Postimi i plotë:
Fshehu, ik kah të duash! Poshtërimi është i njëjtë. Shefi i CIA-s, edhe sikur të ishe në Kosovë, ty nuk do të takonte.
Sepse, i kish ra të takojë njeriun që i shërben interesave KUNDËR Amerikës dhe Kosovës!
Mundesh me dalë tash!
Në këto çaste është dashur me thirrë Këshillin e Sigurisë! Por, sa herë që Kosova ka pasur nevojë për ty, ti nuk ke qenë këtu!