Home Lajme Artan Behrami: Kërkesa për hetimin e Jack Smith-it dërgohet në Kongresin amerikan

Artan Behrami: Kërkesa për hetimin e Jack Smith-it dërgohet në Kongresin amerikan

0
Artan Behrami: Kërkesa për hetimin e Jack Smith-it dërgohet në Kongresin amerikan

Kandidati për deputet nga PDK-ja dhe ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka njoftuar se kërkesa e tij për të hetuar Jack Smith-in është dërguar në Departamentin Ligjor të Kongresit amerikan.

Mbrëmë kam marrë konfirmimin nga zyra e kongresmenit Keith Self se kërkesa ime është pranuar dhe pritet të shqyrtohet! Kjo është vetëm iniciativa e parë, nuk do të ndalem as brenda kuvendit për të adresuar të gjitha padrejtësitë e katër vjetëve të fundit të Gjykatës Speciale”, ka deklaruar Behrami.

Ai ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për të mbrojtur të drejtat e ish-luftëtarëve të UÇK-së dhe për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare për proceset që ai i cilëson të padrejta.

 

×
Exit mobile version