Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke akuzuar EULEX-in se po vepron në bashkëpunim të ngushtë me Gjykatën Speciale.
“Në krejt poshtërsitë e Gjykatës Speciale, në të gjitha aksionet – nga ligjëratat nëpër shkolla e deri te arrestimet dhe bastisjet – EULEX-i ka qenë dora e zgjatur e tyre në Kosovë!”, ka shkruar Behrami.





