7.8 C
New York
Tuesday, October 28, 2025

Buy now

Arta Bajrami “thumbon” estradën: Të gjithë blejnë klikime, mashtrim ndaj publikut

- Advertisement -

Këngëtarja Arta Bajrami ishte e ftuara e radhës në “Shok Podcast” me Fis Junikun, ku foli për karrierën e saj dhe për ndryshimet që ka pësuar skena muzikore shqiptare.

Arta kujtoi kohën kur këngët shqiptare sapo po fillonin të shpërndaheshin online.

“YouTube-ja ka filluar prej vitit 2006, 2007. Kur ka dalë asokohe kënga ‘Asnjë Milimetër’, fansat e mi kanë marrë një fotografi timen dhe e kanë publikuar. Menjëherë ka arritur një milion klikime. Mendoj që ka qenë kënga e parë shqiptare me fotografi që i ka bërë një milion”, tha ajo.

 Foto: TikTok

Por Arta nuk kurseu kritikat për mënyrën se si funksionojnë tani klikimet në YouTube.

“Tani, a po mendon që klikimet janë reale? Nuk ka shans. E postojnë, dhe brenda natës arrin 100 mijë, 200 mijë. Kur të sheh të nesërmen, ka bërë dy milionë. Si i ka bërë? Tani të gjitha blihen”.

“Është mashtrim ndaj publikut”, shtoi ajo, duke lënë të kuptohet se industria ka ndryshuar dukshëm që nga vitet e hershme.

Arta nga ana tjetër po vazhdon të jetë aktive me muzikë, teksa i ka qëndruar besnike stilit të saj që nga fillimi.

 

Të ngjashme

Të fundit