27.5 C
New York
Monday, June 30, 2025

Buy now

Arta Bajrami sjell këngën e re “Riviera” (Video)

- Advertisement -

Këngëtarja shqiptare Arta Bajrami është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore me këngën e saj më të re, të titulluar “Riviera”.

Ky projekt i ri muzikor, me një atmosferë tërësisht verore, vjen si një kombinim energjik i zhanrit pop dhe dance – perfekt për ditët e nxehta dhe netët plot gjallëri të kësaj vere.

“Riviera” është një këngë ritmike që premton të kthehet në një hit të sezonit. Ajo është punuar nga producenti i njohur Don Arbas, i cili është njëkohësisht edhe vëllai i këngëtares.

Tekstin e këngës e kanë shkruar Avni Qahili dhe Roy, të cilët kanë sjellë një fabul të freskët dhe melodike, që lidhet ngushtë me atmosferën verore dhe pushimet buzë detit.

Videoklipi i këngës nuk mbetet pas: i xhiruar përgjatë bregdetit shqiptar, ai ofron pamje mahnitëse të Rivierës Shqiptare dhe përçon ndjesinë e lirshmërisë, relaksit dhe ritmit të verës.

Arta shfaqet me një stil modern dhe plot vetëbesim, duke sjellë imazhe që përputhen në mënyrë perfekte me energjinë e këngës.

Të ngjashme

Të fundit