3.8 C
New York
Thursday, December 11, 2025

Buy now

Arta Bajrami shkëlqen në një fotografi pranë burrit të saj, ndërsa merr pjesë në eventin diplomatik “Hapi i Shpresës”

- Advertisement -

Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi elegante nga prania e saj në eventin diplomatik “Hapi i Shpresës”, i cili është mbajtur në nder të Ditës së Bamirësisë dhe të Drejtave të Njeriut.

Në këtë ngjarje prestigjioze, ku kanë marrë pjesë shumë ambasadorë dhe përfaqësues diplomatikë, Arta është shfaqur me një paraqitje tejet klasike dhe plot stil në Hotelin “Swiss Diamond”.

Në fotografinë e publikuar, këngëtarja shihet e ulur në një ambient të ngrohtë festiv, e veshur krejtësisht me të zeza, duke reflektuar elegancën e një zonje të vërtetë. Ajo pozon pranë bashkëshortit të saj, Xhim Sekiraqa, i cili po ashtu paraqitet me një stil formal.

Pjesëmarrja e Artës në këtë event ka një peshë të veçantë. Ajo ka qenë e ftuar në cilësinë e përfaqësueseve të Shoqatës “Lobimi për Autizëm”, organizatë me të cilën këngëtarja është e lidhur ngushtë tash e një kohë.

Arta prej vitesh ka ngritur zërin për të drejtat e fëmijëve të prekur nga spektri i autizmit, duke përdorur zërin dhe ndikimin e saj publik për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar mbështetjen institucionale e shoqërore.

Përmes këtij paraqitjeje, Arta jo vetëm që ka dhënë mesazh përkrahjeje, por edhe ka dëshmuar se arti, humanizmi dhe aktivizmi social mund të ecin dorë për dore në mënyrën më të bukur të mundshme. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit