21.3 C
New York
Tuesday, September 2, 2025

Buy now

Arta Bajrami së shpejti sjell këngën me grupin italian Stil Novo – bashkëpunimi i tyre zgjoi vëmendje të veçantë te mediet e Italisë

- Advertisement -

Arta Bajrami po vjen me një risi të jashtëzakonshme në karrierën e saj muzikore.

Këngëtarja e njohur shqiptare do të publikojë së shpejti një bashkëpunim ndërkombëtar me grupin italian Stil Novo, në këngën e titulluar “La notte di San Lorenzo”, ose në shqip “Nata e Shën Lorencit” – një baladë romantike e mbushur me pasion dhe ndjeshmëri.

Ky duet i veçantë ka zgjuar interes të madh, jo vetëm në publikun shqiptar, por edhe në mediat italiane, të cilat i kanë kushtuar vëmendje të veçantë projektit.

Në raportimet e tyre, Arta Bajrami është quajtur po ashtu edhe nga mediet italiane si “mbretëresha e pop-it dhe R&B-së shqiptare”, duke theksuar stilin e saj të veçantë dhe vokalin e fuqishëm që e karakterizon.

Foto: Raportimi i mediumit italian për Artën dhe Stil Novo / askanews.it

Kënga ngërthen emocione të forta dhe një atmosferë të thellë artistike, që vjen në përputhje të plotë me tematikën e natës magjike të Shën Lorencit.

Fragmentet e publikuara nga kënga dhe videoklipi kanë lënë përshtypje të veçantë, si për nga cilësia artistike, ashtu edhe për interpretimin emocional të dy artisteve.

Foto: Raportimi i mediumit italian për Artën dhe Stil Novo / stream24.ilsole24ore.com

Videoklipi është xhiruar në ambient detar, me pamje mahnitëse që përputhen në mënyrë perfekte me ritmet dhe frymën e këngës.

Ajo që e bën këtë projekt edhe më të veçantë, është fakti që Arta Bajrami këndon në italisht – diçka që publiku nuk është mësuar ta dëgjojë nga ajo më parë.

Zëri i saj dallon qartë në interpretim, duke i dhënë këngës një dimension tjetër dhe duke treguar edhe një herë talentin e saj të shumëanshëm.

Të ngjashme

Të fundit