-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Arsyeja pse zgjodhi Cityn? Phillips: Fakti që udhëhiqen nga një prej trajnerëve më të mirë në botë

- Advertisement -

Mesfushori anglez, Kalvin Phillips ishte një lojtar i padiskutueshëm në formacionin e Leeds United, por gjatë verës zgjodhi të kalonte te Manchester City.

I pyetur se cila ishte arsyeja më e fortë që shtyu atë të kalonte te ‘Citizens’, lojtari foli për Pep Guardiolan.

“Fakti që ata drejtohen nga një prej trajnerëve më të mirë në botë, mbeta pa mend nga raportimet  kur kishte raportime për interesimin e Manchester City”, ka thënë Phillips.

“Ishte i vetmi klub që do të shkoja, nëse do të largohesha nga Leeds”, shtoi mesfushori anglez.

“Dëgjoja se të gjithë janë të mirë dhe i njihja anglezët mirë. Ata donin të fitonin sa më shumë trofe që ishte e mundur, por kyçja ishte të stërvitesha nga Pep Guardiola dhe të provoja të mësoj sa më shumë që mundëm”, tha mes tjerash ish-anëtari i Leeds.

Kalvin Phillips do të ketë problem të fitojë pozitën e titullarit, me Rodri në pozitën e pivotit si i padiskutueshëm te Guardiola. Mbetet të shihet se cilat janë planet e Pep për lojtarin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit