Trajneri Arsim Thaqi do t’i udhëheqë “bardhë e kaltrit” deri në fund të këtij sezoni.
53-vjeçari kishte qenë pjesë e Prishtinës në të kaluarën si trajner dhe si drejtor sportiv.
FC Prishtina bën të ditur po ashtu se stafit të trajnerëve të ekipit i është bashkuar edhe Blerim Bunjaku.
Sfida e parë për trajnerin Thaqi do të jetë të mërkurën ndaj Dritës në kuadër të gjysmëfinales së Kupes së Kosovës.