Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka vizituar në Hagë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët, të cilët po akuzohen për krime lufte.
Më tutje, Bajrami ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë mbrojtëse dhe çlirimtare.
“Një betejë e fortë ligjore po na pret, për të dëshmuar pafajësinë e të arrestuarve dhe për ta rrëzuar kualifikimin e pa saktë për ‘ndërmarrjen e përbashkët kriminale’. Gjenocidi i Serbisë në Kosovë ka qenë ndërmarrje e organizuar shtetërore, kurse lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë mbrojtëse dhe çlirimtare”, ka shkuar Bajrami në llogarinë e vet në Facebook.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=558136412474712&id=100048350735850