Bajrami ka thënë se arsyeja e tërheqjes është mos-përkrahja nga LVV’ja dhe PDK’ja e idesë së një kandidati koncensual për president, shkruan Insajderi.
“Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk e përkrahën konceptin e një kandidati konsensual për President të Republikës së Kosovës, KAM VENDOSUR TË TËRHEQ GATISHMËRINË TIME PËR T’U VËNË NË DISPOZICION SI KANDIDAT KONSENSUAL”, ka deklaruar ai.
“Vetëofrimi im kishte për qëllim ekskluzivisht kontributin në tejkalimin e krizës së thellë politike dhe institucionale, në të cilën vendi po hyn në vitin e dytë, duke vënë në shërbim përvojën time shtetndërtuese mbi tri dekada, në funksion të unitetit politik dhe qytetar, si dhe të garantimit të funksionimit kushtetues të institucioneve të Republikës së Kosovës”, vijon ndër të tjera reagimi i Bajramit.
Bajrami ishte kandidati i vetëm që shpalli hapurazi kandidaturën për president. Pushteti dhe opozita kanë kohë deri nesër që ta zgjidhin çështjen e presidentit, në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje.






