21.4 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Arsim Abazi jep dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Ferizajt

- Advertisement -

Arsim Abazi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit të Ferizajt pas humbjes me rezultat 5:0 nga Prishtina, në ndeshjen e javës së shtatë të elitës së futbollit të Kosovës.

Ferizajasit si vendas pësuan humbjen me të thellë në edicionin e sivjetshëm dhe ishte e pesta rresht, ku ekipi renditet në fund me 6 pikë.

“Faleminderit trajner Arsim Abazi. FC Ferizaj përmes këtij njoftimi dëshiron të informoj publikun se sot pas ndeshjes kundër Prishtinës, kryetrajneri Abazi dhe stafi i trajnerëve kanë ofruar dorëheqjet e tyre. Presidenti i klubit Lulzim Abazi  dhe drejtori sportiv, Genc Hyseni, në takimin e mbajtur pas zhvillimeve të fundit, e kanë pranuar vendimin e Arsim Abazit dhe stafit, pavarësisht se mbështetja ndaj tyre ishte e palëkundur.  Kësisoj, FC Ferizaj e falenderon kryetrajnerin e deritashëm, Arsim Abazi dhe stafin e tij për kontributin e tyre të çmuar në pankinën tonë. Me të si trajner, FC Ferizaj arriti të inkuadrohet në Superligë dhe ishim pretendent i fuqishëm për të siguruar një vend në kualifikimet për garat evropiane.  FC Ferizaj i uron shumë shëndet e suksese trajnerit Abazi, duke theksuar se ai do të mbetet përherë pjesë e rëndësishme e historisë së klubit”, njofotn FC Ferizaj.

Të ngjashme

Të fundit