19.9 C
New York
Friday, November 8, 2024

Buy now

Arsenali vuan, por fiton ndaj Crystal Palace

- Advertisement -

Arsenali ka triumfuar minimalisht 1-0 në udhëtim te Crystal Palace në kuadër të javës së dytë në Ligën Premier.

Për vetëm dy minutash lojë, Gunners rrezikuan nëpërmjet Gabriel Martinellit, por që goditja e tij u bllokua.

Një rast të mirë shënimi e kishte edhe Eddie Nketiah (29’), ndërsa gjuajtja e tij shkoi ngjitur shtyllës së djathtë.

Crystal Palace filloi të këndellej nga ky presion i mysafirëve dhe rrezikoi me anë të Jordan Ayeë, që u rrëzua në zonë, por që gjyqtari bëri me shenjë se loja duhet të vazhdojë.

45 minutat e dytë ishin edhe më dramatik, pasi Arsenali fitoi një penallti në minutën e 54-të, pasi Sam Johnstone shkaktoi penallti.

Përgjegjësinë e mori Martin Odegaard, që ishte i saktë nga pika e bardhë dhe shënoi golin e vetëm për Topçinjtë.

Mirëpo, Arsenali mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Takehiro Tomiyasu pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë brenda shtatë minutash.

Eberechi Eze (73’) kërkoi një penallti, pasi u rrëzua në zonë nga një lojtar i Arsenalit, ;por që gjyqtari sërish heshti.

Arsenali ia doli të mbahej deri në fund, për të marrë tri pikët e dyta, në dy ndeshje të zhvilluar, ndërsa në xhiron e tretë takohen me Fulhamin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit