Aston Villa ka treguar edhe një herë se pse qëndron në top katërshen e Premier League. Skuadra e drejtuar nga Unai Emery arriti të fitonte 1-0 ndaj Arsenal-it këtë të shtunë në ndeshjen e javës së 16 në kampionat.
“Villa Park” ishte edhe një herë dëshmitare e formës së mirë që po kalon skuadra vendase. Pasi mundi Manchester City-n pak ditë më parë, Aston Villa ka arritur të mund edhe Arsenal-in.
Goli i vetëm i takimit të kësaj të shtune u shënua nga kapiteni vendas, John McGinn në minutën e shtatë të pjesës së parë.
Arsenal-i qëndron në vendin e dytë me 36 pikë. Një pikë më shumë ka Liverpool-i i vendit të parë. Me fitoren e arritur, Aston Villa forcon pozitat në vendin e tretë në Premier League me 35 pikë.
Villa ka tani pesë pikë më shumë se Manchester City i vendit të katërt dhe tetë se Tottenham i vendit të pestë. Me këta dy të fundit që kanë një ndeshje më pak.
Më herët këtë të shtunë në Premier League u zhvilluan takimet:
Crystal Palace 1-2 Liverpool
Brighton 1-1 Burnley
Manchester United 0-3 Bournemouth
Sheffield United 1-0 Brentford
Wolves 1-1 Forest