-6.7 C
New York
Wednesday, January 21, 2026

Buy now

Arsenali vazhdon me fitore në Champions, mposht Interin

- Advertisement -

Skuadra e Arsenalit ka vazhduar me formën fantastike në Ligën e Kampionëve pasi ka shënuar edhe fitoren e shtatë në po aq ndeshje të luajtura.

Në kuadër të xhiros së shtatë, Arsenali triumfoi në udhëtim te skuadra e Interit, të martën mbrëma që e mposhti me shifrat 3:1 në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Me këtë triumf, Arsenali forcohet në krye të tabelës me 21 pikë, nëntë më shumë se Interi që regjistroi humbjen e tretë rresht në Champions.

Gabriel Jesus në minutën e 10-të kaloi Arsenalin në epërsi, përpara se në minutën e 31-të ta dyfisjojë rezultatin, ndërsa pjesa e parë u mbyll 2:1 për anglezët pasi për Interin realizoi Petar Suçiq në minutën e 18-të.

Fitoren e Arsenalin dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi, e konfirmoi sulmuesi Viktor Gyokeres, i cili u inkuadrua nga banka e rezervistëve në vend të Jesusit.

Gyokeres realizoi në minutën e 84-të për fitoren e shtatë të Arsenalit, që mbetet ekipi i vetëm në Champions që nuk di as për humbje e as barazime.

Të ngjashme

Të fundit