Arsenal fiton edhe ndaj Chelsea.
Skuadra e Mikel Artetës ka marrë një fitore minimale 1:0, por shumë të rëndësishme në udhëtim te Chelsea.
Derbi londinez në 45 minutat e para solli gola.
Të dy skuadrat gjatë pjesës së parë janë munduar të zhbllokojnë sfidën.
Raste krijuan, por jo edhe gjuajtje drejt portave të kundërshtarëve.
Edhe pjesa e dytë ishte intensive, vetëm goli ishte ai që mungonte.
Iniciativën më shumë edhe në këtë pjesë e kishin Arsenal.
Po rridhte minuta e 63` kur pas një harkimi në zonë, shënoi Gabriel Magalhaes.
Pas golit të mysafirëve ndeshje u ndez edhe më shumë.
Chelsea po kërkonte të barazonte rezultatin dhe krijuan disa raste shënimi.
Por, të vëmendshëm ishin mbrojtja e liderit aktual të Premier Ligës, Arsenal.
Me këtë fitore Arsenal merr sërish kreun me 34 pikë, kurse Chelsea ka 21 gjithsej në vendin e shtatë.