Pierre-Emerick Aubameyang u ishte propozuar pesë klubeve të ndryshme gjatë janarit.
Arsenali e kishte suspenduar sulmuesin gabonez dhe planifikonte t’ia shkëpuste kontratën për t’ia dhënë lojtarin ndonjë klubi të interesuar.
Madje, ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit e kishte marrë një ofertë edhe nga klubi Al-Nassr.
Mirëpo, Aubameyang preferoi të qëndronte në nivelet e larta të futbollit evropian.
Sulmuesi i rrezikshëm po e tregon vlerën e tij në “Camp Nou”,
Në fakt, ishte trajneri Xavi Hernandez që besoi në të dhe tash Auba po ia shpërblen besimin me gola.
Barça madje nuk shpenzoi para për angazhimin e tij pasi lojtari e shkëputi kontratën me Arsenalin.
Aubameyang po shënon thuajse në çdo ndeshje për “Blaugrana”.
Mbrëmë, ai realizoi dy herë në “El Clasico” dhe e dhuroi një asistim në fitoren 4:0 ndaj Real Madridit.
Pa dyshim, përforcimi më i mirë i janarit për gjigantin katalunas.