Arsenali e mbylli në epërsi të dyfishtë pjesën e parë të sfidës ndaj Evertonit në kuadër të javës së 25-të të Premier League-s.
“Topçijtë” realizuan dy herë brenda 6 minutash, fillimisht me Sakanë (minuta e 40-të), që shfrytëzoi pasimin e Zinchenkos.
Sapo nisi koha shtesë e këtij fraksioni, Martinelli dyfishoi shifrat, pas asistit të marrë nga autori i golit të parë Saka. Arsenali e “vrau” përfundimisht ndeshjen me golin e 3-0 që u shënua nga Odegaard në minutën e 71-të.
10 minuta më vonë, londinezët realizuan golin e katërt me autor Martinellin, për të cilin ishte i dyti personal.