17.4 C
New York
Wednesday, October 22, 2025

Buy now

Arsenali “poshtëron” Atleticon në “Emirates”

- Advertisement -

Skuadra e Arsenalit ka fituar derbin e së martës mbrëma në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Emirates” në Londër, Arsenali ka triumfuar me rezultatin e pastër 4:0.

Të katër golat, skuadra nga Londra i ka shënuar në pjesën e dytë për ta regjistruar fitoren e tretë në poaq ndeshje të luajtura në fazën e ligës të Championsit.

Gabriel (57’), Martinelli (64’) dhe Viktor Gyokeres (67’, 70’), shënuan golat për ta konfirmuar fitoren e Arsenalit, ekip që tregoi paraqitje të mirë përball Atleticos.

Në fakt, edhe Atletico u paraqit mirë dhe në fillim të pjesës së dytë kur rezultati ishte 0:0 pati rast të mirë për të shënuar, por Julian Alvarez qëlloi traversën.

Për Atleticon, kjo është humbja e dytë karshi një fitoreje në Champions, duke e lënë në kuotën e tri pikëve.

Me rezultatin 4:0, por në udhëtim ka fituar edhe skuadra e Interit që mposhti Unionin e Belgjikës.

Të ngjashme

Të fundit