-0.6 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Arsenali pëson humbjen e parë në garat evropiane, mposhtet nga PSV

- Advertisement -

Arsenali ka pësuar humbje në udhëtim te PSV Eindhoven.

‘Topçinjtë’ kanë regjistruar humbjen e parë në garat evropiane, pasi janë mposhtur 2:0 nga PSV.

Vendasit zhvilluan një paraqitje tejet të mirë ndaj liderëve aktual të Premier Ligës.

Ata arritën të shënojnë dy herë në pjesën e parë, por që u anuluan për shkak të pozicionit jashtë loje.

Por, edhe në pjesën e dytë PSV nuk u ndalën.

Ata realizuan sërish me anë të Veerman, në minutën e 55` të ndeshjes.

Golin e dytë e realizuan në minutën e 63` më anë të Luuk De Jong.

Në anë tjetër Arsenal u përpoqën të ngushtonin epërsinë, por nuk ishin të saktë.

Me këtë fitore PSV përforcon vendin e dytë me 10 pikë, kurse Arsenal ka 12 në pozitën e parë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit