9 C
New York
Friday, April 18, 2025

Buy now

Arsenali pasi e mposhti Real Madridin, tani kërkon tua marr talentin e madh

- Advertisement -

Arsenali është gati t’i ofrojë te  Real Madridi rreth 30 milionë euro për 20-vjeçarin turk Arda Güler, i cili është i pakënaqur me minutat e tij në “klubin mbretëror”. 

Reprezentuesi i talentuar turk mund të luajë në mesfushë ose në krahun e djathtë, por për shkak të konkurrencës së fortë, ai më së shumti vjen në lojë nga bankina.  

Në kampionatin spanjoll ai merr mesatarisht 35 minuta për ndeshje, ndërsa në Ligën e Kampionëve rreth 20 minuta.  

Trajneri Carlo Ancelotti e përdori më së shumti në Kupën e Mbretit, ku ai ishte pesë herë në formacionin fillestar dhe shënoi dy gola dhe dha tre asistime. 

Arda Guler kaloi akademinë e të rinjve të Fenerbahçes dhe në korrik të vitit 2023, në moshën 18-vjeçare, kaloi nga Feneri te Reali, i cili pagoi 20 milionë euro dëmshpërblim për të.  

Kontrata e tij me “klubin mbretëror” e lidh atë deri në qershor të vitit 2029, që do të thotë se Reali nuk po nxiton.  

Guler luajti 19 ndeshje për kombëtaren turke dhe ka katër gola dhe tre asistime. 

Të ngjashme

Të fundit