Lideri i Premier Ligës, Arsenali, ka dërguar një ofertë prej 40 milionë eurosh për mesfushorin Sergej Milinkoviq-Saviq, sipas Calcio Mercato.
Topçinjtë po duan që ta përforcojnë mesfushën ndonëse Granit Xhakës, Martin Odegaardit dhe Thomas Parteyt tashmë ia kanë shtuar edhe Jorginhon.
Lazio do të donte që ta mbante serbin në skuadër, mirëpo ata nuk kanë arritur marrëveshje të re me 28-vjeçarin.
Kështu, ata do të mundoheshin të përfitonin nga shitja e tij këtë verë, se sa të rrezikonin ta linin të largohej si agjent i lirë.