Nuk mund të shpresonte në një debutim më të mirë Sean Dyche. Trajneri i ri i Everton arriti që të mposhte ekipin kryesues falë një dueli që dhuroi një gol dhe intensitet të lartë loje.
Kjo ishte fitorja e parë e Everton pas plot 3 muajsh e gjysëm ku kishin koleksionuar vetëm barazime dhe humbje.
Heroi i ndeshjes ishte Tarkowski, lojtar i besuar i trajnerit të ri të “Toffees”. Me këtë rrezultat City do të ketë shansin e artë nesër që në rast se mund Tottenham-in në Londër do të shkurtojë edhe më shumë distancën me “Topçinjtë”.
Arsenali humbi kështu për herë të parë pas 154 ditësh. Për herë të fundit të besuarit e Arteta-s ishin mundur në fillim të shatorit të vitit të kaluar përballë United në “Old Trafford”.