5.7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Arsenali me fitore të thellë rikthehet në krye të Premierligës

- Advertisement -

Arsenali ka shënuar fitore të thellë në takimin e javës së 14-të në Premierligë kundër Nottingham Forestit.

“Topçinjtë” triumfuan 5:0 ndaj Nottingham Forestit në “Emirates Stadium” në Londër.

Me golin e Martinellit në minutën e pestë, Arsenali shkoi në pushim me avantazh 1:0.

Në pjesën e dytë, Nelson shënoi dy herë në minutat 49-të dhe 52-të për ta trefishuar epërsinë.

Partey në minutën e 57-të dhe Odegaard 12 minuta pa përfunduar sfida vulosën triumfin e madh të Arsenalit.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u aktivizua nga minuta e parë për t’u zëvendësuar në minutën e 78-të.

Arsenali rikthehet në pozitën e parë me 31 pikë. Nottingham Forest mbetet i fundit me nëntë pikë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit