Lideri i Premier Leagues së Anglisë, Arsenali nuk ka gabuar as të martën mbrëma. Arsenali të martën mbrëma shënoi fitore 4:3 ndaj Lutonit në një në ndeshjen mjaft dramatike. Ndeshja i takoi xhiros së 15-të të Premier Leagues së Anglisë.
Me këtë fitore, Arsenali është forcuar në vendin e parë me 36 pikë. Në vendin e dytë është Liverpooli me 31 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Lutoni mban vendin e 17-të me nëntë pikë.
Gabriel Martinelli shënoi goli ne parë të ndeshjes. Ai realizoi në minutën e 20-të. Por pesë minuta më vone, Lutoni barazoi nëpërmjet Gabriel Oshos. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Arsenali shënoi sërish. Golin e dytë e shënoi Gabriel Jesus, derisa me të filluar pjesa e dytë Lutoni barazoi rezultatin nëpërmjet Elijah Adebayo. Ai shënoi në minutën e 49-të të ndeshjes. Lutoni më pas kaloi në epërsi me goli ne Ross Barkleyt në minutën e 57-të, kurse tre minuta më vonë, Kai Havertz barazoi në 3:3. Fitoren Arsenalit ia siguroi Declan Rice. Ai e shënoi goli ne fitores në minutën e 97-të.