Arsenali është kthyer në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas 16 vjetësh.
Ata eliminuan kampionin në fuqi të kësaj gare, Real Madridin, me rezultat total 5:1.
Topçinjtë erdhën në “Santiago Bernabeu” me një kapital prej tre golash epërsi nga ndeshja e parë në Londër e cila përfundoi 3:0.
Atyre u mjaftoi “magjia” e Declan Rice me dygolëshin e tij nga goditjet e lira dhe realizimi i Mikel Merinos për të luajtur më qetë në takimin e dytë.
Moment paniku ishte minuta e 13-të kur Bukayo Saka humbi penaltinë pas një panenke të dështuar të cilën e mbrojti Thibaut Courtois.
Mirëpo, Saka ndreqi gabimin kur iu përvodh mbrojtjes madrilène dhe shënoi për 0:1 në minutën e 65-të të ndeshjes.
U mendua se vendësit morën zemër kur Vinicius Junior shënoi për 1:1 dy minuta më vonë pas shpërqendrimit të William Salibës në mbrojtje.
Për golin e fitores u përkujdes Martinelli në minutën 90+3.
Arsenali iku triumfalisht nga Madridi, dhe në gjysmëfinale ka një ballafaqim të fortë me Paris Saint-Germainin.