15.1 C
New York
Thursday, April 24, 2025

Buy now

Arsenali, i gatshëm të dëgjojë oferta për Granit Xhakën

- Advertisement -

Arsenal është i gatshëm të dëgjojë oferta për dyshen Granit Xhaka dhe Kieran Tierney gjatë verës.

Skuadra e Mikel Artetas është duke shikuar mundësitë për të shitur disa futbollistë që të përforcohet më shumë në afatin e verës.

Me rikthimin në Ligën e Kampionëve, “Topçinjtë” pritet të bëjnë një investim të madh në afatin e kalimtar veror me yllin e West Hamit, Declan Rice që shihet si prioritet.

Sidoqoftë, “Daily Mail” raporton se për të bërë të mundur transferimet Arsenali duhet të largojë dhe listës i prinë dyshja Granit Xhaka dhe Kieran Tierney.

Xhaka këtë edicion ka kaluar sezonin më të mirë të karrierës mirëpo me ardhjen e Rice, Arsenal nuk e sheh më të paprekshëm futbollistin pasi anglezi mund të luftojë me Thomas Partey për vendin në 11-shen bazë.

Shqiptari padyshim është ndër lojtarët më eksperiencë te Arsenali pasi ka bërë afro 300 paraqitje, që kur iu bashkua në vitin 2016.

Kurse, sa i përket Tierney – skocezi ka humbur pozitën e titullarit shkaku i paraqitjeve të mira të Oleksandr Zinchenkos dhe thuhet se Man City dhe Newcastle Unitedi janë të interesuar për kartonin e tij, që kushton rreth 30 milionë funte.

Përpos tyre, Arsenali ka vendosur të shesë edhe Reiss Nelson, Folarin Balogun (është huazim te Reims) dhe Ainsley Maitland-Niles.

Të ngjashme

Të fundit