Arsenali fiton ndaj Sportingut në Lisbonë

- Advertisement -

Arsenali ka fituar 1:0 ndaj Sportingut në Lisbonë, të martën mbrëma.

Ndeshjen e parë të çerekfinales së Championsit e vendosi goli i Kai Havertz në minutën e parë shtesë.

Havertz në lojë hyri në minutën e 70-të dhe realizoi për fitore të madhe.

Një tjetër zëvendësues, Gabriel Martinelli, e bëri asistimin në golin e gjermanit Havertz.

Në ndeshjen e kthimit, javën e ardhshme në Londër, Arsenali do të kërkojë ta konfirmojë vendin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Të ngjashme

Të fundit