2.2 C
New York
Sunday, December 21, 2025

Buy now

Arsenali fiton minimalisht ndaj Evertonit dhe rikthehet në krye të Premier Ligës

- Advertisement -

Arsenali ka regjistruar një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Evertonit, duke triumfuar me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 17-të të Premier Ligës.

Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e 26-të, kur gjyqtari Samuel Barrott pas ndërhyrjes së VAR-it akordoi penallti për Arsenal. Viktor Gyokeres nuk gaboi nga pika e bardhë, duke shënuar për 1-0.

Evertoni tentoi rikthimin, duke kërkuar disa herë penallti gjatë pjesës së dytë, por VAR-i nuk konfirmoi asnjë nga kërkesat e tyre. Bukayo Saka gjithashtu rrezikoi, por mbrojtja e Evertonit e largoi topin në momentin e fundit.

Me këtë fitore, Arsenali rikthehet në krye të tabelës me 39 pikë, dy më shumë se Manchester City, që qëndron në vendin e dytë.

Të ngjashme

Të fundit