19.2 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Arsenali fiton me goleadë ndaj Ipswichit

- Advertisement -

Arsenali ka marrë një tjetër fitore të madhe gjatë kësaj jave, duke e mposhtur Ipswichin si mysafir.

Të besuarit e Mikel Artetas arritën që të fitojnë bindshëm ndaj Ipswichit.

Rezultati ishte 4-0 në të mirë të “Gunners” pas 90 minutave lojë në “Portman Road”.

Ishte Leandro Trossard që gjeti golin i pari në minutën e 14-të të ndeshjes, derisa pas tij shënoi Gabriel Martinelli.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan edhe dy të tjerë.

Trossard e shënoi edhe golin e dytë personal në ndeshje, derisa për epilogun e takimit u përkujdes Ethan Nwaneri.

Arsenali me këtë fitore shkon në 66 pikë, dhjetë më pak se Liverpooli që është në krye të tabelës.

Në anën tjetër, Ipswichi është i 18-ti me 21 pikë dhe me shumë gjasë do të rikthehet në Championship për sezonin e ardhshëm.

Të ngjashme

Të fundit