Steve Kay, gazetari që e dha i pari këtë lajm, ka shpjeguar situatën aktuale rreth kësaj çështjeje.
Sipas tij, nuk ka pasur ndonjë lëvizje të madhe që nga janari, por Arsenali mbetet i pozicionuar mirë për të “kapur” Ricen.
Mikel Arteta thuhet se ka zhvilluar biseda të shumta me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij, ku lojtari ka bërë të qartë se është i interesuar për një lëvizje.
Megjithatë, nuk ka pasur asgjë aq të thellë sa të diskutohet edhe për kushtet personale.
Ndërkohë, West Hami thuhet se është mbajtur në dijeni të situatës dhe e di se diskutimet kanë vazhduar. Po ashtu, nuk ka pasur bisedime të rëndësishme mes klubeve, me “Çekanët” që kanë refuzuar të diskutojnë ndonjë tarifë të mundshme transferimi deri në përfundimin e sezonit, shkruan Express.
Sigurisht, vlerësimi i Rice mund të varet nga situata e ëest Hamit sezonin e ardhshëm. Skuadra e drejtuar nga David Moyes po “lufton” për të siguruar mbijetesën në Premierligë.
Ndërkohë, 24-vjeçari është nën kontratë deri në vitin 2024, që do të thotë se pozicioni negociues i West Hamit mesfushorin e tyre anglez nuk është ashtu si dikur.
Më parë, West Hami ka kërkuar të paktën 100 milionë euro për shitjen e Rice, por tani besohet se mund të negociojë edhe për një çmim më të vogël.
Dy klubet tjera të interesuara për kapitenin Rice, Chelsea dhe Manchester Unitedi, tani po shikojnë mundësinë për të nënshkruar me Jude Bellingham. Kjo situatë e bën favorit Arsenalin për të nënshkruar me mesfushorin shkatërrues të West Hamit.