Arsenali e ka kompletuar transferimin e futbollistit Gabriel Jesus.
“Gunners” i kanë paguar 52 milionë euro për sulmuesin e Manchester Cityt.
Braziliani ndërkohë ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin nga “Emirates Stadium”.
Jesus kështu bëhet transferi i katërt i Mikel Artetas pas Fabio Vieiras, Marquinhos e Matt Turner.
Tifozët presin që 25 vjeçari ta udhëheq ekipin drejt Top 4 në Premierligë.
Pas largimit të Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette, një epokë e re po fillon në klubin londinez.
Jesus e ka marrë fanellën me numër 9, të cilën deri tash e mbante sulmuesi francez.
Interesim për përfaqësuesin brazilian kishin shfaqur edhe Chelsea e Tottenhami, por në fund ai vendosi t’ju bashkohet “Gunners”, me të cilët uron të ketë eksperiencë të suksesshme.
“Jam mjaft i lumtur që kam nënshkruar me këtë klub të madh”, ka thënë Jesus
Ai i ka zhvilluar 236 ndeshje me Cityn duke i realizuar 98 gola, ndërsa i ka bërë edhe 46 asistime, me ç’rast me “Citizens” i fitoi 11 trofe.