Arsenali e ka fituar bindshëm derbin ndaj Manchester Cityt, i vlefshëm për xhiron e 24-të në Premierligë.
“Topçinjtë” i arkëtuan pikët e plota me një paraqitje mahnitëse, ku epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 5:1.
Martin Odegaard pas vetëm dy minutave lojë mori asistimin nga Kai Havertz për t’i dhënë epërsinë Arsenalit.
Tutje, të dy skuadrat kishin raste shënimi – dominuar nga vendasit – megjithatë larg finalizimit.
Man City dha shenja shpresë përmes Erling Haaland, që realizoi me kokë pas harkimit të Savinhos (55’).
Mirëpo, gëzimi zgjati diku një minutë, me Arsenalin që riktheu epërsinë falë Thomas Partey, i cili shënoi nga distanca (56’).
Për golin e tretë pastaj u përkujdes talenti Lewis-Skeylli, me një goditje të fuqishme pas asistimit të Rice (62’).
Goditjen finale ia dha Kai Havertz me një supergol pas një kundërzbritje, ku u asistua nga Martinelli (76’).
Kurse, fitoren e vulosi talenti Nwaneri me një eurogol nga distanca (90+3′).
Arsenali me një ndeshje më shumë të zhvilluar, renditet e dyta me 50 pikë, gjashtë më pak se lideri aktual Liverpool, derisa City zë pozitën e katërt me 41 sosh.