Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore të madhe në javën e 32-të në Premier League, pasi mposhti 0:3 Brightonin.
Në minutën e 33’të ishte Bukayo Saka që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë golin e parë në këtë ndeshje.
Në pjesën e dytë, ekipi i Mikel Artetas shënoi edhe dy gola tjerë.
Fillimisht për 0:2 shënoi sulmuesi gjerman, Kai Havertz dhe më pas për 0:3 golin e shënoi mesfushori belg, Trossard.
Me këtë fitore, Arsenali shkon në pozitën e parë në Premier League me 71 pikë, një ndeshje më shumë se vendi i dytë, Liverpooli – që nesër luan ndaj Manchester Unitedit.