13.7 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Arsenali do të sakrifikojë tre lojtarë për të blerë yje të rinj

- Advertisement -

Klubi anglez, Arsenali ka finalizuar planet e tyre të transferimeve për verën e vitit 2025, ku përfshihen tri blerje dhe së paku tri largime.

Drejtuesit e klubit nga Emirates kanë bërë planin e tyre për të përforcuar edhe më shumë skuadrën për sezonin e ri, pasi duan të jenë edhe më konkurrues.

Sipas gazetës spanjolle Todofichajes, klubi nga Emirates planifikon të nënshkruajë me tre lojtarë të njohur.

Mesfushori Martin Zubimendi i Real Sociedad, sulmuesi anësor Nico Williams nga Athletic Bilbao dhe sulmuesin Viktor Gyokeres nga Sporting Lisbona janë tre objektivat kryesorë.

Topçinjtë janë gati të shpenzojnë 230 milionë euro për këto transferime, por për të financuar lëvizjet, Arsenalit do t’i duhet të shesë disa lojtarë.

Lista e lojtarëve që do të sakrifikohen për rinovimin e skuadrës përfshin mbrojtësit Kieran Tierney dhe Oleksandr Zinchenko, si dhe sulmuesin anësor Leandro Trossard. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit