Arsenali dhe Chelsea po punojnë për të pozicionuar veten si favoritët kryesorë për të siguruar shërbimet e Arda Gulerit, në rast se sulmuesi i Real Madridit bëhet i disponueshëm në tregun e transferimeve.
Sipas CaughtOffside, talenti turk mbetet një objektiv afatgjatë i Arsenalit, ndërsa Chelsea ka intensifikuar interesimin javët e fundit, duke zhvilluar disa kontakte për të kuptuar më nga afër situatën e tij në “Santiago Bernabeu”.
Reprezentuesi i Turqisë ka qenë në radarët e Arsenalit që nga tetori i vitit 2024, me “Topçinjtë” që e shohin atë si një profil ideal për të rritur kreativitetin dhe konkurrencën në fazën ofensive, veçanërisht pas formës disi të paqëndrueshme të Martin Odegaard dhe Eberechi Eze gjatë këtij sezoni.






