9.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Arsenal pranë transferimit të Moratas

- Advertisement -

Arsenal janë vendosur pas sulmuesit të Atletico Madrid, Alvaro Morata.

Siç raportohet nga shumë media spanjolle, klubi londinez Arsenal është shumë pranë transferimit të ish-sulmuesit të Real Madridit, Alvaro Morata.

Ndërkaq, ‘Football.london’ bën të ditur që Arsenali është në kërkim të një sulmuesi, ku në listën e ngushtë të preferuarve gjenden Gabriel Jesus dhe Tammy Abraham.

Sidoqoftë, “Sport” tani raporton se “Topçinjtë” janë duke kërkuar me çdo kusht nënshkrimin me yllin e Atletico Madridit, Alvaro Morata, përcjell lajmi.net.

Spekulohet se Arsenali veçse ka bërë një ofertë prej 30 milionë eurove për spanjollin, dhe thuhet se është shumë pranë që të siguroj shërbimet e tij.

Në sezonin që tanimë ka përfunduar, Morata ishte pjesë e Juventusit në huazim nga Atletico Madridi, ku në 48 paraqitje në të gjitha garat për “Zonjën e Vjetër” ka regjistruar 12 gola dhe nëntë asistime.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit