Arsenali po përgatit një revolucion në skuadër në merkaton e verës, ku trajneri Mikel Arteta ka vendosur të largojë disa lojtarë.
Sipas mediave spanjolle, klubi londinez synon të gjenerojë mbi 100 milionë euro nga shitjet, ku në listë përfshihen emra si Gabriel Jesus, Gabriel Martinelli dhe Ben White, si dhe tre talentë të rinj.
Qëllimi është të krijohen fonde për përforcime të reja dhe të ndërtohet një skuadër më konkurruese për sezonin e ardhshëm.






